“Jemi Real Madrid”, Ancelotti i bën presion Atalanta-s, por e shqetësojnë disa “yje”
Real Madrid po kalon një moment shumë të vështirë, me ekipin e Carlo Ancelottit që ka humbur magjinë në Champions, por sfida kundër Atalanta-s është një mundësi e shkëlqyer për t’u rikthyer edhe një herë në nivele të larta, për t’u rikthyer me stofin e një ekipi favorit, por tekniku italian pranon se kjo do të jetë një sfidë e vështirë:
“Ata janë një skuadër e rrezikshme në dy vitet e fundit, ndërsa ne po dalim nga një moment i vështirë, por jemi gjithnjë Real Madrid. Bellingham është mirë, është në 100%, dyshimet e vetme janë Vinicius dhe Rodrygo.
Mbappe? Mendoja se do të ishte konferenca e parë ku nuk do të flisja për Mbappe. Gjithsesi, ai vijon të përmirësohet. Unë vetëm i kam dhënë besimin që i duhet një lojtari që vjen në një klub të ri. Mendoj se do të jetë shumë i rëndësishëm për këtë takim”, u shpreh Ancelotti.
()