Sat, Aug 9, 2025

Vranësira kalimtare dhe temperatura deri në -2 gradë Celsius! Ja si parashikohet moti për ditën e nesërme

  • PublishedDecember 10, 2024

Dita e mërkurë parashikohet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, e nesërmja do të jetë me kthjellime vranësirash kalimtare të cilat në zonën e veriut dhe qendër do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët.

Temperatura më minimale do të arrije deri në -2 gradë Celsius, në Bajram Curri, Korçë dhe Pogradec.

Temperatura më e lartë do të arrijë deri në 15 gradë Celsius në Berat, Fier, Vlorë dhe Sarandë.