Wed, Aug 20, 2025

Kualifikueset për Botërorin 2026, kalendari i ndeshjeve të Kosovës

  • PublishedDecember 14, 2024

Përfaqësuesja e Kosovës ka mësuar kalendarin e ndeshjeve të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026. Kosova garon në Grupin B, ku ndodhen edhe Zvicra, Suedia dhe Sllovenia, një grup mjaft të fortë dhe sfidues.

Dardanët këtë cikël kualifikues e nisin më 5 shtator si mysafirë kundër Zvicrës dhe tri ditë më pas ballafaqohen në shtëpi me Suedinë.

Ja kalendari i ndeshjeve të Kosovës:

E premte, 5 shtator 2025
Zvicra – Kosovë (20:45)

E hënë, 8 shtator 2025
Kosovë – Suedi (20:45)

E premte, 10 tetor 2025
Kosovë – Slloveni (20:45)

E hënë, 13 tetor 2025
Suedi – Kosovë (20:45)

E shtunë, 15 nëntor 2025
Slloveni – Kosovë (20:45)

E martë, 18 nëntor 2025
Kosovë – Zvicër (20:45)

Fb Img 1734122432834
Fb Img 1734122432834


AlbaniaWeb.net