Mon, Aug 11, 2025

VIDEO/ Festë me shqiponjë në Glasgow, Nedim Bajrami realizon gol në finalen e Kupës ndaj Celtic

  • PublishedDecember 15, 2024

Nedim Bajrami është njeriu i momentit te Rangers. Mesfushori kuqezi ia doli që të shënojë gol në finalen e Kupës së Skocisë, në ndeshjen ndaj Celtic, që mbahet në Hampden Park (GlasgoW).

Pas një topi të pritur nga portieri Kasper Schmeichel, Bajrami tregohet i vëmendshëm dhe me një goditje tokazi, dërgon topin në rrjetë.

Festa e tij e zakonshme, 25-vjeçari bëri edhe shqiponjën. Lojtari i Kombëtares po luan sezonin e tij të parë me Rangers, teksa më herët është aktivizuar te Empoli dhe Sassuolo.

 

 

(J.S/)


AlbaniaWeb.net