Sat, Aug 9, 2025

Bie Egnatia, Teuta feston në “Niko Dovana”, Skënderbeu dhe Bylis bëjnë paqe

  • PublishedDecember 15, 2024

Dy ndeshjet e fundit të javës së 18-të të elitës prodhuan rezultate interesante.

Teuta mposhti 2-1 Egnatian, në “Niko Dovana”. Të parët që rrezikuan ishin të besuarit e Tetovës me Aleksin, por vetëm kaq. Takimi u zhbllokua që në minutën e katërt me Boçin, i cili ndezi festën vendase.

Kampionët e Shqipërisë provuan të reagonin me Lushkjan që provoi nga distanca në fund të pjesës së parë, por pa rezultat. Fraksioni i dytë ishte mjaft i luftuar, me raste në të dyja palët. Toma në të 74-tën dyfishoi shifrat, ndërsa Bakajoko pak më vonë futi në lojë Egnatian, por vetëm përkohësisht.  Zejnullai në fund pati shansin e artë për të shënuar, por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke shpërdoruar një rast të artë.

Teuta është në vendin e gjashtë, sakaq Egnatia zbret në vendin e katërt.

Barazim 2-2 mes Skënderbeut dhe Bylisit, dy skuadrat e fundit të tabelës.

(J.S/)


AlbaniaWeb.net