Tue, Aug 19, 2025

Merr fund dhimbja për Parashqevi Simakun, pas shumë vitesh kontakton me djalin e saj

  • PublishedDecember 18, 2024

Biznesmeni Elton Ilirjani ka reguar pak minuta më parë ku ka ndarë lajmin e gëzueshëm për këngëtaren ikonën e viteve ’80, Parashqevi Simaku.

Parashqevi Simaku foli më në fund në video konferencë me djalin dhe ish-bashkëshortin!” – shkruan Elton Ilirjani.

Më herët, pasi e gjeti dhe strehoi në një nga hotelet më të mirë në Manhattan, biznesmeni tha se Parashqevia herë pas here pësonte kriza dhe se e vetmja gjë që ajo kërkonte ishte të takonte djalin e saj, por ky i fundit nuk ka pranuar të fliste me këngëtaren në asnjë formë.

Por duket se situata ka ndryshuar për mirë, Parashqevi Simaku sipas Ilirjanit ka arritur të kontaktojë me djalin e saj të cilit prej vitesh e ka pritur në stacionin e trenit në New York, aty ku edhe flinte si e pastrehë.