Sun, Aug 17, 2025

Presidenti Zelensky: Ukraina nuk e ka fuqinë për të rimarrë territoret e saj nga Rusia

  • PublishedDecember 18, 2024

Ukraina nuk ka aktualisht fuqinë ushtarake për të rimarrë të gjithë territorin që Rusia ka vënë nën kontrollin e saj që nga viti 2014, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky për gazetën franceze Le Parisien.

Zelensky, megjithatë, sqaroi se kjo nuk do të thotë se Kievi do të njohë territoret e tij të kontrolluara nga Moska si ruse.

“Ligjërisht, ne nuk mund t’i japim tokat tona. Kjo është e ndaluar me Kushtetutë. Por le të mos flasim shumë. Rusia aktualisht kontrollon një pjesë të territorit tonë sot”, tha Zelensky në përgjigje të një pyetjeje se sa është gati të bëjë kompromis Kievi për t’i dhënë fund luftës pas pushtimit në shkallë të plotë të Moskës në shkurt 2022.

“Edhe pse sot nuk kemi forcë për të rifituar të gjithë territorin tonë, ndoshta Perëndimi do të gjejë forcën për ta vendosur Putinin në vendin e tij… në tryezën e bisedimeve dhe ta zgjidhë këtë luftë diplomatikisht”, shtoi ai, duke përsëritur se Ukraina a do të ishte sot në një situatë tjetër nëse Perëndimi do t’i kishte dhënë më parë Kievit gjithçka që kishte kërkuar.

Nga ana tjetër, Zelensky tha se Ukraina nuk do t’i njohë kurrë territoret e saj të okupuara si ruse. “Ky nuk është një kompromis. Kjo do të thotë se Putini mund të shpëtojë përsëri nga gjithçka që ka bërë. Kjo është e pamundur”.