Thu, Aug 14, 2025

Në ‘BBVA’ vendoset kënga e Luizit, ja si reagon Gerta Gixhari

  • PublishedDecember 27, 2024

Në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Albania’ u dëgjua një këngë e njohur nga këngëtari, Luiz Ejlli.

Megjithatë, një moment që ka tërhequr vëmendjen e publikut ka qenë reagimi i Gerta Gixharit. Gjatë një bisedë, Xum Allushi ka zbuluar se Valbona e kishte pyetur Gertën për këngën që po luhej në sfond, dhe përgjigjja e Gertës ka qenë befasuese. Ajo ka thënë: “Nuk e di kush është, nuk kam idenë.”

Kujtojmë se motra e Gertës, Olta Gixhari, ka qenë konkurente e Luizit, por e la në mes rrugëtimin brenda ‘BBVA’. Edhe sot e kësaj dite, Olta dhe Luizi nuk komunikojnë me njëri-tjetrin, shkak përplasjet brenda shtëpisë së ‘BBVA’.