Thu, Aug 14, 2025

Kryeministri izraelit pritet të shtrohet në spital për të kryer një operacion, ja me çfarë është diagnostikuar Benjamin Netanyahu

  • PublishedDecember 28, 2024

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, raportohet se do të shtrohet në një spital të dielën për  t’ju nënshtruar një operacioni.

Sipas raportimeve nga zyra e tij, Netanyahu do të kryej një operacion për të hequr prostatën, pasi u diagnostikua me një infeksion urinar për shkak të hiperplazisë beninje të prostatës.

Në fillim të këtij viti, ai u operua për një hernie dhe iu vendos një stimulues kardiak vitin e kaluar.

Njoftimi vjen pasi ushtria izraelite bastisi një nga spitalet e fundit funksionale në veri të Gazës, duke arrestuar drejtorin e tij .