Fejohet ish e dashura e Liam Payne
![]()
Sophia Smith, ish-e dashura e yllit të “One Direction”, Liam Payne, ka njoftuar se është fejuar. 30-vjeçarja ndau momentin e veçantë kur i fejuari i saj, James Bridgwood, i propozoi gjatë periudhës së Krishtlindjeve.
Ajo shpërndau një video ku James e pyet për martesë në një dhomë të mbushur me petale trëndafili dhe një shishe shampanjë, teksa ata po kalonin kohë së bashku me vajzën e tyre, Angelina Grace, e lindur në prill 2023.
![]()
“Po një milion herë. 25.12.24”, ka shkruar ajo në përshkrim krahas një ‘emoji’ të zemrës.
Sophia dhe Liam kishin një lidhje të njohur që zgjati nga 2013 deri në tetorin e vitit 2015. Përpara se të nisnin marrëdhënien, Liam e kishte lutur disa herë Sophia-n për të dalë me të.
