Fri, Nov 21, 2025

Shkëlqeu te Tirana, Florent Hasani largohet nga Rapid Bukureshti dhe arrin akordin me skuadrën e…

Shkëlqeu te Tirana, Florent Hasani largohet nga Rapid Bukureshti dhe arrin akordin me skuadrën e…
  • PublishedJanuary 7, 2025

Sulmuesi Florent Hasani, i cili disa sezone më parë shkëlqeu me fanellën e Tiranës, në elitën e futbollit shqiptar, i ka dhënë fund aventurës me Rapidin e Bukureshti dhe pritet që karrierën ta vazhdojë te skuadra tjetër elitare e Rumanisë, Sepsi.

Hasani nuk është përfshirë në ekipin e Rapidit për përgatitjet që i ka nisur të hënën në Dubai. Shqiptari i Kosovës, pritet që karrierën ta vazhdojë në ndonjë klub tjetër dhe një prej skuadrave të interesuara sipas “Fanatik” është Sepsi.  

Hasani, 27-vjeçar, me Rapidin ka kontratë deri në qershor të vitit 2026. Rapidit iu bashkua në janar të vitit të kaluar nga Tirana. Me fanellën e Rapidit në Superligën rumune, Hasani ka shënuar një gol dhe ka asistuar një herë. 


AlbaniaWeb.net