Sun, Aug 17, 2025

Real Madrid, Ancelotti mohon thashethemet: Dua të iki pas 4 vitesh, bashkë me presidentin Perez

  • PublishedJanuary 21, 2025

Real Madrid, Ancelotti mohon thashethemet: Dua të iki pas 4 vitesh, bashkë me presidentin Perez

Pavarësisht thashethemeve për një largim të mundshëm nga stoli i Real Madrid në fund të sezonit, Carlo Ancelotti konfirmoi në konferencë për shtyp, se nuk e ka ndërmend të bëjë diçka të tillë.

Numri një i pankinës së Los Blancos u shpreh se vullneti i tij është që të ndajë rrugët me klubin mbretëror pas katër vitesh, bashkë me Presidentin Perez.

“Nuk kam vendosur të largohem nga Real Madrid. Shpresoj të qëndroj edhe për katër vitet e ardhshme, ashtu si Florentino Perez. Do të ishte ideale që të dy të largohemi në vitin 2029. Ndjej se këtu më duan të gjithë, si lojtarët edhe stafi”, tha Ancelotti.

(J.S/)


AlbaniaWeb.net