Në vlerësim të katër figurave të njohura, Vllaznia bën kërkesë për emërtimin e tribunave të stadiumit “Loro Boriçi”
Vllaznia kërkon të nderojë Ramazan Rragamin, Paulin Ndojën, Medin Zhegën dhe Sabah Bizin. Për atë që këto figura kanë dhënë për futbollin, klubi shkodran vendosi që t’i dërgojë një kërkesë Këshillit Bashkiak Shkodër për emërtimin e katër tribunave të stadiumit “Loro Boriçi” me emrat e tyre.
Postimi:
Sot Klubi i Futbollit Vllaznia i është drejtuar me një kërkesë Këshillit Bashkiak Shkodër për emërtimin e katër tribunave të stadiumit “Loro Boriçi” me emrat e katër figurave të mëdha të futbollit shkodran e shqiptar e konkretisht Ramazan Rragamit, Paulin Ndojës, Medin Zhegës dhe Sabah Bizit.
Një kërkesë kjo si vlerësim për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë prej tyre për klubin tonë dhe futbollin shqiptar në tërësi.