Tue, May 6, 2025

Aksident në aksin Fier-Vlorë, katër persona përfundojnë në spital

  • PublishedJanuary 23, 2025

Aksident në aksin Fier-Vlorë, katër persona përfundojnë në spital

Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjteje në autostradën Vlorë-Fier.

Një automjet ka dalë nga rruga, duke lënë të lënduar personat brenda tij.

Në automjet ndodheshin 6 persona; katër prej tyre janë dërguar me lëndime të lehta në spital për ndihmë mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit.