Thu, Aug 21, 2025

Përplasje fizike brenda ‘BBVA’! Çfarë ndodhi mes Gjestit dhe Loredanës?

  • PublishedJanuary 23, 2025

Përplasje fizike brenda ‘BBVA’! Çfarë ndodhi mes Gjestit dhe Loredanës?

Në një moment tensioni të lartë në Big Brother VIP, Gjesti dhe Loredana u përfshinë në një përplasje të ashpër. Ky nuk ishte një incident i pari mes tyre, pasi marrëdhënia e tyre ka qenë e tensionuar që në fillimet e qëndrimit në shtëpi.

Gjatë një debati të fundit, situata eskaloi kur Loredana u përpoq të merrte cigaret nga duar e Gjestit. Ky veprim shkaktoi reagimin e menjëhershëm të Gjestit, i cili i kërkoi asaj të ndalonte dhe të mos e prekte më fizikisht.

“Mos më prek me dorë, kjo është hera e fundit”, i tha ai Loredanës, duke e paralajmëruar se çdo veprim tjetër të ngjashëm do ta detyronte të vepronte ndryshe.