Fri, Aug 15, 2025

Europa League/ Tottenham fiton ndaj Hoffenheim, Roma pëson disfatë (VIDEO)

  • PublishedJanuary 23, 2025

Europa League/ Tottenham fiton ndaj Hoffenheim, Roma pëson disfatë (VIDEO)

Tottenham fitoi 2-3 ndaj Hoffenheim, në ndeshjen e vlefshme për Europa League. Spurs marrin kështu 3 pikë të rëndësishme, në një transfertë të vështirë si ajo e PreZero Arena. Londinezët realizuan me Maddison shumë shpejt, ndërsa spikati edhe Son me dopietë. Në krahun tjetër, golat e Stach dhe Mokëa nuk mjaftuan për vendasit.

Një xhiro para fundit të fazës së ligës, Roma u mund 1-0 nga Az Alkmaar. Në ndeshjet e tjera, Bodo/Glimt kaloi 3-1 Maccabin e Tel Avivit, ndërsa Porto-Olympiacos përfundoi 0-1.

 

(J.S/)


AlbaniaWeb.net