Mon, Aug 18, 2025

‘Arrogant’/ Drilon Rama fitoi ‘BBVK’, Xuxi: I mungon intelekti i të shprehurit

  • PublishedJanuary 27, 2025

‘Arrogant’/ Drilon Rama fitoi ‘BBVK’, Xuxi: I mungon intelekti i të shprehurit

Pas daljes nga ‘Big Brother VIP Kosova’, Xuxi ka folur për herë të parë për këtë eksperiencë. Teksa ishte i ftuar në ‘Kosova Today’, Xuxi ka rrëfyer për gjithë eksperiencën e përjetuar për tre muaj.

“Një eksperiencë që nuk do ta harroj kurrë. Gjërat e mira ndodhin kur ti nuk i pret, kjo ka qenë ajo dhe unë jam shumë mirë”, u shpreh ai.

I pyetur për fituesin e këtij edicioni, ai tha se në disa raste të caktuara ka qenë arrogant.

“Arrogant në raste të caktuara, ai është tip i tillë, pa të keqen e askujt, por kur të mungon intelekti i të shprehurit në shqip sepse në gjermanisht do ishte më mirë. Natyrisht a e kanë votuar populli, u kry ky muhabet. I vdiq nëna kësaj pune. Për mua është në rregull”- tha Xuxi.