Rinovoi me Spanjën, De La Fuente nuk fshihet: Bashkë shkojmë shumë larg
Spanja rinovoi kontratën me trajnerin De La Fuente. Tekniku do të qëndrojë te kampionët e Europës, deri në vitin 2028.
“Jam shumë i lumtur dhe po e shijoj këtë surprizë që shpresoj të mos mbarojë kurrë”.
“E gjithë kjo duhet të shërbejë si motivim për t’u përmirësuar vazhdimisht. E rëndësishme është që ne kemi një lëndë të parë të pabesueshme, një grup pune të mrekullueshëm dhe një shtëpi, RFEF, e cila na mbështet dhe na mbron gjithmonë. Nuk kam menduar kurrë të largohem, jam aty ku dua të jem”- tha ai pas firmës.