Sat, May 16, 2026

EMRAT/ Tentuan vjedhjen e sendeve me vlerë në kishën e Ksamilit dhe ushtruan dhunë ndaj rojës, arrestohen dy autorët! Dyshohen të kenë grabitur gjithashtu 5 banesa në fshatrat e Finiqit

EMRAT/ Tentuan vjedhjen e sendeve me vlerë në kishën e Ksamilit dhe ushtruan dhunë ndaj rojës, arrestohen dy autorët! Dyshohen të kenë grabitur gjithashtu 5 banesa në fshatrat e Finiqit
  • PublishedFebruary 2, 2025

Policia e Sarandës ka arrestuar dy shtetas të cilët dyshohen të kenë tentuar vjedhjen e kishës së Ksamilit dhe të kenë ushtruar dhunë ndaj rojës.

Në pranga kanë rënë shtetasit Ermal Shkëmbi dhe Gentian Murati.

Po kështu, të arrestuarit dyshohen të jenë autorë të 5 rasteve të tjera të grabitjes në 5 banesa të ndryshme në fshatra të bashkisë Finiq.

Njoftimi: 

Sarandë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fortuna”. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, lokalizohen dhe arrestohen dy shtetasit Ermal Shkëmbi dhe Gentian Murati, që tentuan të vidhnin sende dhe vlera monetare në kishën e Ksamilit dhe ushtruan dhunë ndaj rojes. Të arrestuarit të dyshuar dhe si autorë të vjedhjes së 5 banesave në fshatrat e Bashkisë Finiq.