Autoritetet greke kërkojnë mbylljen e shkollave për shkak të tërmeteve, shënohet lëvizje e re sizmike në Santorini! Ja sa ishte magnituda, ishulli qëndron në alarm
Një tërmet i ri i fuqishëm ka ndodhur në orën 14:55 të së dielës pasdite në Santorini, me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter.
Në orën 13:04 ka ndodhur një tjetër tërmet me magnitudë 4.3 ballë, ndërsa në mëngjes i kanë paraprirë dy tërmete të forta 4.5 të shkallës Rihter dhe 4.1 të shkallës Rihter.
Lëvizjet sizmike në ishullin grek janë të vazhdueshme, gjë që ka alarmuar autoritetet, të cilat kanë bërë thirrje që ditën e nesërme të mos ketë shkolla të hapura, e njerëzit të mos qëndrojnë afër portave detare.
Sipas Protothema deri më tani janë regjistruar mbi 30 lëkundje.
Profesori i Gjeofizikës në Universitetin Aristotele të Selanikut, Kostas Papazachos , foli mëngjesin e sotëm për ERTNews , duke shpjeguar se sekuenca është intensive në zonën e Anydros, një ishull i vogël midis Santorinit dhe Amorgos, në një distancë rreth 20-25 kilometra nga Santorini.
“Është një sekuencë tipike sizmike, por ka karakteristika shumë të forta”. Sekuenca të tilla shpesh mund të rezultojnë të jenë tufa, me një tërmet më të fortë, por jo shumë të madh.”, tha ai.
Santorini është një nga destinacionet kryesore turistike të Greqisë.
Një nga shpërthimet më të mëdha në histori, rreth vitit 1600 para Krishtit, formoi ishullin në formën e tij aktuale. Shpërthimi i fundit në zonë ka ndodhur në vitin 1950.
