Ndërron ekip por jo kampionat, lojtari shqiptar lë Torinon
Mërgim Vojvoda do të largohet nga Torino dhe do të transferohet te Como. Mbrojtësi shqiptar pritet të firmosë me Como, kërkeskë kjo e trajnerit Fabregas.
“Nënshkrimi i marrëveshjes është planifikuar për nesër në mëngjes. Pra të hënën më 3 shkurt”, shkruan eksperti i merkatos, italiani Gianluca Di Marzio.
Sipas asaj që bëhet e ditur, Vojvoda do nënshkruajë deri në vitin 2027.
