VIDEO/ Roma “assist” Interit në garën për titull, ndal Napolin
Roma ndal Napolin. Ekipi i Ranierit barazoi 1-1 me napoletanët, në takimin e vlefshëm për Serie A. Të besuarit e Contes kaluan në epërsi në fund të pjesës së parë me Spinnazolan, i cili me mjeshtëri dërgoi topin në rrjetë.
Vendasit nga Roma gjetën golin e barazimit në minutën e 90-të me Angelinon. Kështu, pas kësaj ndeshje, Napoli mbetet në krye me 54 pikë, 3 më shumë se Interi, por këta të fundit kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.
Roma, në krahun tjetër, është në vendin e nëntë dhe shpreson se do të mund të kualifikohet për në Europë.
Të hënën luhet edhe Cagliari-Lazio në Sardegna, me të dy skuadrat që iu duhen pikët për objektiva të ndryshme.
⚽️ GOAL: Spinazzola
🇮🇹 Roma 0-1 Napolipic.twitter.com/LOZXsCXnbU— Goals Xtra (@GoalsXtra) February 2, 2025
