Thu, Jun 26, 2025

Elbasan/ Tavolina ping-pongu moderne për ndeshje ndërkombëtare, risi në Pallatin e Sportit “Tomorr Sinani”

  • PublishedFebruary 5, 2025

Elbasan/ Tavolina ping-pongu moderne për ndeshje ndërkombëtare, risi në Pallatin e Sportit “Tomorr Sinani”

Nga Fatmir Popja

Nga kjo javë Pallati i Sportit “Tomorr Sinani ” ka në dispoziocion bazën e nevojshme materiale për zhvillimin e ndeshjeve të Ping-Pongut jo vetën në rang kombëtar por edhe ndërkombëtar sipas standarteve .Sekretari i Federatës Shqiptare të Ping-Pongut, Tonin Binoshi u mikprit në Elbadan nga Drejtori i Përgjithshëm i Sporteve në Bashkinë e Elbasanit dhe dhuroi gjashtë tavolina ping-pongu të standardeve më të larta.

Këto tavolina sipas Kovaçit do të përdoren për zhvillimin e ndeshjeve në niveleve kombëtare dhe ndërkombëtare dhe për promovimin e këtij sporti .

Ky donacion është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës sportive dhe krijimit të mundësive më të mira për sportistët tanë të ekipit të Ping-Pongut të cilët i zhvillojnë ndeshjet në Pallatin e Sportit “Tomorr Sinani” në Elbasan.

Kovaçi falënderoi Federatën Shqiptare të Ping-Pongut për mbështetjen me bazë materiale dhe paisje bashkëkohire dhe garantoi se në eventet e ardhshmet e ardhëshme cilësia e ndeshjeve dhe rezultatet do të jenë të shkëlqyera.


AlbaniaWeb.net