Thu, Jun 26, 2025

U aludua për lidhje homoseksuale / Jozi sqaron lidhjen me djalin në fotot virale

  • PublishedFebruary 5, 2025

U aludua për lidhje homoseksuale / Jozi sqaron lidhjen me djalin në fotot virale

Menjëherë pas përjashtimit nga shtëpia e Big Brother VIP 4 Albiania, Jozefin Marku, ishte i ftuar në studion e “Shqipëria Live” në Top Channel.

Ai foli për aludimet e bëra jashtë shtëpisë mbi orientimin e tij seksual, duke thënë se është “100% burrë”.

Ky është Mili, Emiljano, djalë shumë i mirë, i njoh krejt familjen është shok i mirë, rob i mirë shumë, e kam njohur në Tiranë, ia njoh vëllezërrit, pastaj njoha atë. Vëllezërit e tij kanë pasur një lokal. Kemi marrëdhënie vëllazërore familjare prej shumë vitesh. Ka shumë vite që nuk e takoj dhe mbaj mend kur isha në lice pinim kafe te lokali tij, e mbanin gjithmonë si të voglin, është i respektueshëm, ka vuajtur shumë me familjen e vet

Është aluduar se ke pasur një lidhje me të?

Mos ekzistoftë emri i Jozit, nuk kam gjë kundra, po nuk kam lidhje, Jozi është me mendimin që krijesa më  e shenjtë që ka krijuar Zoti është femra, nuk jam.

Bernardi ka gabuar me luhatjen e vet. Jozi është burrë 100%. Po më vjen me qesh nga doli kjo histori tani. Bernardi është pak i çuditshëm me këto deklarata