Sat, Aug 23, 2025

“Zoti e bekoftë miqësinë Shqipëri-SHBA” – Merr pjesë në Mëngjesin e Lutjeve në Uashington, Bardhi: Me Trump bota do të jetë më e sigurt dhe më e begatë!

  • PublishedFebruary 6, 2025

“Zoti e bekoftë miqësinë Shqipëri-SHBA” – Merr pjesë në Mëngjesin e Lutjeve në Uashington, Bardhi: Me Trump bota do të jetë më e sigurt dhe më e begatë!

Kreu i Grupit Parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi mori pjesë sot në ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit në Uashington, ku takoi miq amerikanë e pjesëmarrës të tjerë nga rreth 120 vende të botës, me të cilët ndau pikëpamjet për situatën politike, si dhe rolin e Shqipërisë në rajon e më gjerë.

Përmes një postimi në Facebook Bardhi thotë se pjesmëmarrja e Presidentit Donald Tramp dhe fjala e tij në këtë ceremoni, i shtoi bindjen se bota do të jetë më e sigurt dhe më e begatë gjatë drejtimit të tij, në të gjitha aspektet globale, si ato të ekonomisë, sigurisë dhe demokracisë.

“Zoti e bekoftë miqësinë Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Bardhi në fund të postimit.

Postimi i plotë

“Në Washington DC kisha kënaqësinë të jem pjesë e ceremonisë së Lutjeve të Mëngjesit, ku kisha mundësinë të takoja miq amerikanë e pjesëmarrës të tjerë nga rreth 120 vende të botës, me të cilët ndamë pikëpamjet tona për situatën politik, si dhe rolin e Shqipërisë në rajon e më gjerë.

 

Pjesmëmarrja e Presidentit Donal Tramp dhe fjala e tij, më shton bindjen se bota do të jetë më e sigurt dhe më e begatë gjatë drejtimit të tij, në të gjitha aspektet globale, si ato të ekonomisë, sigurisë dhe demokracisë.

 

Zoti e bekoftë miqësinë Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”