Thu, Nov 20, 2025

Arsenal nuk gjen “paqe”, një tjetër sulmues “parkon” në infermieri për londinezët

Arsenal nuk gjen “paqe”, një tjetër sulmues “parkon” në infermieri për londinezët
  • PublishedFebruary 7, 2025

Pas Bakayo Saka dhe Gabriel Jesues, një tjetër sulmues është dëmtuar për Arsenal. Bëhet fjalë për Gabriel Martinelli. Braziliani u dëmtua pak para përfundimit të pjesës së parë, gjatë ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Carabao Cup kundër Newcastle.

Martinelli u rrëzua duke mbajtur kofshën e tij dhe më pas u zëvendësua nga Ethan Nëaneri. Klubi pritet ende të mësojë shkallën e saktë të dëmtimit të Martinelli. Nëse lëndimi do të konsiderohet i rëndë, 23-vjeçari do t’i shtohej një liste në rritje të të dëmtuarve te “topçinjtë”, duke e bërë të vështirë situatën për trajnerin Mikel Arteta.

Trajneri konfirmoi se lojtari do të bënte një MRI, duke thënë: “Ai ndjeu diçka, mendoj se ishte kërthiza e tij dhe ai nuk ishte i qetë për të vazhduar. Ne do të duhet të bëjmë një skanim MRI për të parë shkallën e dëmtimit”.


AlbaniaWeb.net