Sun, Jun 22, 2025

“Lubi Balluku rriti me 50 mln euro çmimin e tunelit”- Berisha paralajmëron Ramën: Pas zgjedhjeve do ta paketojmë tek McGonigal, të bëjë dënimin pastaj të kthehet

  • PublishedFebruary 8, 2025

“Lubi Balluku rriti me 50 mln euro çmimin e tunelit”- Berisha paralajmëron Ramën: Pas zgjedhjeve do ta paketojmë tek McGonigal, të bëjë dënimin pastaj të kthehet

Kreu i Partisë Demokratike akuzoi Belinda Balluku se bashkë me Ramën rritën çmimin e tunelit të Llogarasë për të vjedhur.

Në fjalën e tij para protestuesve, Sali Berisha paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se pas zgjedhjeve do ta ‘paketojnë’ tek McGonigal, “të kryejë dënimin pastaj të kthehet”

“Ahemtaj i tha shqiptarëve se Rama dhe qeveria e tij funksionojnë si organizatë kriminale. Rama me lubi Ballukun në një udhëtim në Ankara rritën çmimin e tunelit 50 mln euro për ti marrë në xhep. Se Edi Rama ka shtruar AKSHin në kopshtin e vjedhjeve.

Pas zgjedhjeve do ta paketojmë tek McGonigal, të bëjë dënimin pastaj të kthehet. Miqtë e mi, ku nuk është një miting elektoral. Por ne duhet të ndihemi krenar me programin tonë. Edi Ramën e ka tmerruar programi ynë. E ka shfazuar programi ynë. Ne në programin tonë kemi shembur piramidën e tij të mashtrimeve, kemi faktuar vjedhjet që i janë bërë shqiptarëve. Rama i pashpirtë, i la pensionistët në gjendjen më të mjerë.

Ne do ti kthejmë pensionistëve tvsh e të gjitha blerjeve që bëjnë në një vit”, tha Berisha.