Fri, Jun 20, 2025

Zgjedhjet në Kosovë/ Albin Kurti ushtron të drejtën e tij të votës! Kryeministri në kërkim të mandatit të dytë të qeverisjes, ja mesazhi i tij për qytetarët

  • PublishedFebruary 9, 2025

Zgjedhjet në Kosovë/ Albin Kurti ushtron të drejtën e tij të votës! Kryeministri në kërkim të mandatit të dytë të qeverisjes, ja mesazhi i tij për qytetarët

Kreu aktual i qeverisë në Kosovë, Albin Kurti, që sërish është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për këtë post, ka votuar për zgjedhjet parlamentare në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë

Pas procesit të votimit, Kurti mbajti një prenoncim të shkurtër për mediat lokale, shqiptare por dhe ato ndërkombëtare që ishin të pranishme.

Ai falenderoi të gjithë qytetarët e Kosovës për kontributin e tyre.

Sakaq, Kurti dha mesazhin që të gjithë qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, si një mënyrë demokratike për të mirën e Kosovës.

Albin Kurti:

Falënderoj qytetarët që kanë votuar. Dua të falënderoj të gjithë qytetarët e Kosovës për kontributin e tyre dhe sot është dita që ata mund të ushtrojnë të drejtën e tyre. Të bëjnë që zëri i tyre të dëgjohet dhe ta bëjnë ditën e sotme si një mundësi shumë e mirë që ata të vendosin për qeverinë në 4 vitet e ardhshme.

Përdorni shansin e lirisë për të vendosur për 4 vitet e ardhshme. Gëzuar dhe suksese!