“Derbi pa padron”, Ancelotti “duel” në distancë me Simeonen për arbitrimin, mediat spanjolle: Derbin e fitoi….Barça
“Shumë zhurmë për asgjë”, mbyllet pa fitues derbi i shumëpritur madrilen mes Real dhe Atleticos. Skuadrat nga nga 1 pikë, me skuadrën e Ancelotti që ruan kryesimin, por reagoi shumë ashpër ndaj vendimit të gjyqtarit sinjalizuar nga VAR për dhënien e penalltisë në pjesën e parë në favor të Atleticos.
Përpara sfidës, Real Madrid kishte organizuar një ceremoni lamtumire, për tërheqjen nga futbolli të ish “yllit” Brazilian Marcelo. Sfida nisi e qetë me të dyja skaudrat që e ngacmuan shumë pak njëra tjetrën, deri kur do të vinte edhe episodi më i dyshimtë i sfidës, me VAR që sinjalizon kryesorin, për një kontakt të Tchoumeni brenda në zonë. Për kryesorin Cesat Soto Grado ndërhyrja ishte e parregullt, duke akorduar 11 metërsh. 11 metërsh të cilin e shndërroi në gol me shumë gjakftohtësi sulmuesi kryesor i “Los Cholnchoneros”, Julian Alvarez.
Megjithatë pjesa e dytë në ndryshim nga e para foli e gjitha për Real Madrid, të cilët e nisin menjëherë me gol këtë fraksion, teka Mbappe përfiton nga një rikoshet në zone dhe mposht portiere Oblak për golin e barazimit. Më pas dy mundësi të pastra shënimi për anglezin me kokë, që një here gjen traversën dhe në tentativën tjetër do të ishte Oblak që do t’i mohonte golin. Real do të tentonte deri në fund golin e përmbysjes, por skuadra e Simeones do të bënte rezistencë. Përfundimisht 1-1, një barazim që lë Realin në kryesim me 1 pikë më shumë se rivalët e kryeqytetit, por me rrezikun e afrimit të Barcelonës.
Shumë I ashpër e polemizues sidomos për episodin e 11 metërshit në favor të Atletikos, ishte tekniku Carlo Ancelotti pas ndeshjes: “Unë gjithmonë preferoj të flas vetëm për atë që ndodh brenda lojës, por të tilla vendime i bëjnë njerëzit të mos kuptojnë asgjë. Meritonim më shumë ,skuadra zhvilloi një pjesë të dytë shumë të mire.
Ndërkohë në krahun tjetër tekniku Diego Simeone kishte sigurisht një mendim të kundërt me homologun e tij sa I takon arbitrimit: Mendoj se gjyqtari kryesor arritit ta menaxhonte si duhet një ndeshje me shumë tension. Për disa njerëz Ceballos meritonte karton të kuq në pjesën e parë, me VAR që nuk e thirri për ta parë episodin në monitor. Megjithatë në përgjithësi arbitrimi mu duk i drejtë.
Derbi i madridit, pushtoi edhe faqet e para të mediave kryesore në Spanjë. “AS” dhe “Marca” nënvizojnë faktin se deri nuk pati padron me dy skuadrat që marrin nga një pike, ndërsa më të lumtura për barazimin ishin padyshim gazetat pranë klubit katalanas të Barcelonës, me “Mundo Deporitvo që shkruan: “La Liga e hapur”, gjithashtu edhe “Sport” qëndron në të njëjtën linjë, kur shkruan se: “Derbin e fitoi…Barcelona”.