Sat, Jun 21, 2025

Njësoj si qytetarët! Vjosa Osmani pret në radhë për të ushtruar të drejtën e votës

  • PublishedFebruary 9, 2025

Njësoj si qytetarët! Vjosa Osmani pret në radhë për të ushtruar të drejtën e votës

Presidentja Vjosa Osmani ka ushtruar të drejtën e saj, duke votuar paraditen e sotme, për zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Vjosa Osmani është parë duke pritur për disa minuta në radhë, në qendrën e votimit, për shkak se para kishte disa qytetarë në moshë që po votonin.

Ajo i ka respektuar, duke pritur në radhë. Gjatë pritjes ajo ka zhviluar bisedime me qytetarët që ishin aty.

Kujtojmë se për zgjedhjet në Kosovë, në garë janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, si dhe katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti nga LVV-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë.