“Turizmi, meritë e natyrës së bukur, jo e jotja!”- Rama i përgjigjet një komentuesi: Sektorin e zhvilluam ne, jemi vetë ndryshimi
Kreu i qeverisë, Edi Rama, shprehet se Shqipëria ka turistë falë qeverisjes së tij, duke kundështuar kështu një komentuesi, i cili deklaron se turizmi në vend vje për shkak të natyrës së bukur të saj.
Në rubrikën e tij online “Sy m’ Sy”, Rama i është përgjigjur një komentuesi, i cili ka vizita nga turistët për shkak të bukurive të saj natyrore dhe jo falë punëve të qeverisë.
Sipas Ramës, turizmi në vend vjen si pasojë e “qeverisë së tij me rilindjen urbane dhe me politikë të jashtme dinjitoze”.
“Siç thotë populli, Zoti ndihmon ata që ndihmojnë veten. Shqipërinë turistike e bëmë ne dhe askush tjetër. Në radhë të parë me rilindjen urbane, me një politikë të jashtë dinjitoze që e ka bërë Shqipërinë lajm të mirë dhe vend të respektuar dhe plot punë të tjera.
Kur Shqipëria ftohet si vend nderi, ftohet sepse kemi punuar për këtë ditë. Ditë më të mira do të vijmë sepse ne jemi shumë më ndryshe, ne jemi vetë ndryshimi”, shprehet Rama ndërsa shfaqet në një vend bregdetar.
Rama: Merita e Zotit dmth, ftesa për Shqipërinë si vend nderi për panairin global të Berlinit për Turizmin. Çudi e madhe, punët tona të mira janë meritë e Zotit, edhe kur bie shi për tre orë sa ç’ binte në tre muaj dhe ka një përmbytje siç ndodhin kudo, përjavë, nëpër Europë, është faji im, faji i qeverisë.
Dakord, dakord, por lind pyetja. Pse? Kur na e fali vendi këtë vend të bukur e të bekuar? Kur erdha unë në qeveri, apo kur Zoti bëri botën dhe i vuri shqiptarët këtu?
Pra, meqë ne qenkemi të gjithë njësoj sipas teje, pse nuk vinin turistët përpara para se të vinte PS bashkë me mua në qeveri. Meqë deti, lumenjtë, malet aty ishin, pse deri disa vite më parë nuk na zinte njeri në gojë për këto bukuri që na ka falur Zoti, por vetëm për plehrat dhe tërë të zezat.
Kush e përmbysi këtë histori të marrëdhënieve të botës me ne dhe kush i bëri gjithë mediat e botës të flasin për Shqipërinë si destinacion turistik? Zoti?! Po pse u kujtua Zoti xhanëm vetëm këto vitet e fundit që jemi ne në qeveri dhe nuk donte t’ia dinte kur qeverisnin ata që ishin para që e bënë këtë vend zhele, katran me bojë në sytë e botës dhe që nuk ua hidhte sytë askush fare.
Siç thotë populli, Zoti ndihmon ata që ndihmojnë veten. Shqipërinë turistike e bëmë ne dhe askush tjetër. Në radhë të parë me rilindjen urbane, me një politikë të jashtë dinjitoze që e ka bërë Shqipërinë lajm të mirë dhe vend të respektuar dhe plot [unë të tjera.
Kur Shqipëria ftohet si vend nderi, ftohet sepse kemi punuar për këtë ditë. Ditë më të mira do të vijmë sepse ne jemi shumë më ndryshe, ne jemi vetë ndryshimi.