Thu, Aug 14, 2025

VIDEO/ Një gol vendos pjesën e parë, Tirana udhëheq në derbin e kryeqytetit

  • PublishedFebruary 9, 2025

VIDEO/ Një gol vendos pjesën e parë, Tirana udhëheq në derbin e kryeqytetit

Partizani 0-1 Tirana

Partizani dhe Tirana përballen në orën 14.00, në derbin e kryeqytetit. Një derbi tejet i veçantë, jo vetëm për shkak të orarit, por edhe për faktin se luhet në një stadium me kapacitet të ulët si “Arena e Demave”.

Si Veselinovic, ashtu edhe Shkëmbi kanë vendosur për formacionet. Nga minuta e parë luajnë më të mirët, pasi bëhet fjalë për një ndeshje të rëndësishme.

FORMACIONET ZYRTARE

PARTIZANI: Qirko, Janjeva, Preka, Bytyçi, Domgjonaj, Mehmeti, Ismaili, Taipi, Zeka, Padstrelau, Bintsuka.
Trajner: Aleksandar Veselinoviç

TIRANA: Selmani, Vera, Përgjoni, Kola, Dembele, Soler, Meta, Rafael, Ndreca, Zharmuni, Ernest.
Trajner: Bledi Shkëmbi

Minutë pas minute:

45- Mbyllet fraksioni!

28- Gool. Realizon Tirana, me anë të Ernest. E djathta e tij mposht portierin Qirko.

 

22- Bytyçi tenton nga larg, topi shkon jashtë. Drithërima te porta e Tiranës.

16- Bintsouka vendos në provë Selmanin, pret portieri. Shton presionin Partizani.

 

9- Krosim i Taipit në zonë. Largon mjaft mirë prapavija bardheblu! Më pas, tek të kuqtë provon Domgjoni me kokë, nuk kordinohet si duhet.

3- Dëmtohen Ernest dhe Qirko pas një përplasje!

1- Nis derbi.

Para derbit:

647df5c0 748f 4c45 8bae Ae1ae636f199
647df5c0 748f 4c45 8bae Ae1ae636f199


(J.S/)


AlbaniaWeb.net