Fri, Aug 8, 2025

U shkonte nga pas kalimtarëve me thikë duke shkaktuar panik në rrugë, plagosen katër persona! Arrestohet autori i dyshuar

  • PublishedFebruary 9, 2025

U shkonte nga pas kalimtarëve me thikë duke shkaktuar panik në rrugë, plagosen katër persona! Arrestohet autori i dyshuar

Katër persona kanë mbetur të plagosur në Dublin të Irlandës , për shkak të një sulmi me thikë në kryeqytet.

Mediat vendase raportojnë se një person doli në rrugë këtë të diel dhe u shkonte nga pas kalimtarëve rastësorë, duke shkaktuar panik dhe kaos në qytet.

Për pasojë katër qytetarët mbetën të plagosur. Ndërkohë që mësohet se autori i dyshuar i sulmit me thikë ka rënë në prangat e policisë.

Policia irlandeze e quajti sulmin si një “incident të rëndë”. Nuk dihen ende motivet që e çuan autorin në këtë akt.