Thu, Nov 20, 2025

“Napoli frenohet për herë të tretë, Inter mund të parakalojë”, mediat italiane mbi mundësinë e rrokadës në kreun e renditjes në Serie A

“Napoli frenohet për herë të tretë, Inter mund të parakalojë”, mediat italiane mbi mundësinë e rrokadës në kreun e renditjes në Serie A
  • PublishedFebruary 16, 2025

Napoli frenon sërish. Në Olimpico ndaj Lazios, vjen barazimi i 3 radhazi për kryesuesit e Napolit, që tashmë rrezikojnë të humbasin edhe vendin e parë në rast të një suksesi të Interit në Derbin e Italisë. Një barazim 2-2 ndaj bardhekaltërve që rezultoi të ishte një sfidë tepër emocionuese. Ndeshja nisi menjëherë me gol, pasi që në minutën e 6 një predhë nga Isaksen ndalet në trekëndësh për golin e avantazhit për vendasit. Megjithatë reagimi i skuadrës së Contes do të ishte i menjëhershëm, teksa një gabim në pasim i portierit Provedel, bën që Raspadori të përfitojë maksimalisht dhe pas një kombinimi me Lukakun të gjej saktë rrjetën. Lazio pati një shans të mirë sërish me Isaksen me fillimin e pjesës së dytë, por tentativa e tij ndalet për pak cm larg kuadratit. Lazial do të ishin të pafat disa minuta më vonë, teksa pas një goditje të Raspadorit, topi do të devijohej fillimisht në trupin e Gilas e më pas në tentativë për ta larguar atë top Marusiç do të shkaktonte autogol, për avantazhin e miqve.

Megjithatë skuadra e Baronit nuk u dorëzua, teksa fillimisht i’u anulua Zaccagnit një gol në mesin e pjesës së dytë për një pozicion të parregullt dhe më pas ishte Dia që sapo kishte hyrë në fushën e lojës që me një diagonale të bukur gjeti barazimin, për rezultatin përfundimtar 2-2, me skuadrën e Contes që merr barazimin e 3 radhazi në kampionat.

Ndërkohë fiton me vështirësi Milan. Skuadra e Coincecaos, me një mendje në sfidën e kthimit ndaj Feyenoord të vlefshëm për fazën e play off të Champions League arriti të kalojë me jo pak vështirësi Veronën.Porta e Montipo do të ishte një shënjestër e kuqezinjve përgjatë gjithë 90 minutave, megjithatë goli do të vinte shumë vonë, vetëm pas një aksioni shumë të bukur me trekëndëshin Alexis Himenez, Leao dhe Santiago Gimenez, me meksikanin që do të shënonte golin e fitores, i dyti për të në këtë kampionat. Një sukses që e ngjit “Djallin” në vendin e 7 me 41 pikë duke e afruar edhe më shumë me zonën Champions.

Ndërkohë zhgënjeu Atalanta më herët të shtunën, me bergamaskët që u frenuan në shtëpi sërish në barazimin 0-0 ndaj Cagliarit. Skuadra e Gasperinit ishte dukshëm me mendje tek sfida e kthimit në play off e Champions ndaj Club Brugge, teksa shumë prej titullarëve nuk ishin prezent në këtë sfidë, mes të cilëve edhe kapiteni ynë Berat Gjimshiti, ndërsa bomberi Retegui u zëvendësua në nisjen e pjesës së dytë. Një barazim që nuk e lejon ekipin e Atalantës të afrohet me kryesuesit.

“Napoli frenon, Lautaro e Inter për parakalim”, shkruan e përditshmja italiane Corriere Dello Sport ditën e sotme, duke nënvizuar rrezikun për rrokadë në kreun e renditjes në rast se Inter fiton në derbin e Italisë.

Corriere Dello Sport
 


AlbaniaWeb.net