Laçi bind në Kurbin, triumfon ndaj Teutës
Laçi fitoi në shtëpi 3-0 ndaj Teutës, në ndeshjen e vlefshme për Superioren. Kurbinasit e nisën “zjarr” ndeshjen, teksa vetëm shtylla ndali Kurtin nga goli i epërsisë.
Vendasit u shpërblyen për lojë e mirë të bërë, teksa një top i fortë i Melos gjeti Paulo Zhunior, i cili nga fare pranë nuk fali dhe dërgoi topin në fundin e rrjetës.
Durrsakët përpiqen që të reagojnë. Peposhi provoi me një goditje nga distanca, por portieri Molla i tha jo me një pritje fantastike.
Laçjanët gjejnë golin e sigurisë në minutën e 66-të, duke finalizuar me sukses një aksion të bukur., me nëj të djathtë tokazi të Kordeiros.
Shumë pak për të thënë për Teutën në këtë sfidëm, me mysafirët që pësuan edhe golin e 3-të nga Kordeiro në minutën e 88-të.
Laçi renditet në vendin e pestë me 30 pikë. Teuta renditet në vendin e tetë me 24 pikë.