Tue, Jul 8, 2025

Rezultate të dobëta, klubi i Serie A ndan rrugët me trajnerin

  • PublishedFebruary 17, 2025

Rezultate të dobëta, klubi i Serie A ndan rrugët me trajnerin

Parma ka ndarë rrugët me trajnerin Fabio Pecchia. Klubi i Serie A mori këtë vendim, pasi skuadra pësoi katër humbje radhazi, ato ndaj Milanit, Leçes, Cagliarit dhe Romës.

Vetëm 2 pikë në 7 ndeshjet e fundit nuk mjaftojnë, teksa fitorja e fundit e Parmës daton në fund të dhjetorit.

Pronari i klubit, Kyle Krause ndodhet në Itali për të zgjidhur çështjen e trajnerit, ndërsa sipas asaj që shkruajnë mediat, Christian Chivu është një alternativë.

(J.S/)

 


AlbaniaWeb.net