Tue, Jul 8, 2025

Aktorja e njohur bëhet virale në rrjet, shkak bëhet fustani i saj me kokoshka

  • PublishedFebruary 17, 2025

Aktorja e njohur bëhet virale në rrjet, shkak bëhet fustani i saj me kokoshka

Emma Stone arriti të bëhej virale në internet me pamjen që zgjodhi për 50-vjetorin e SNL. Aktorja parakaloi në tapetin e kuq me një fustan të veçantë, i cili kishte edhe vend për ushqime.

Ylli i Hollivudit zgjodhi një fustan të kuq, me xhepa në lartësinë e belit, të cilin e kishte mbushur me… kokoshka. Madje, kur ka mbërritur para paparacëve, ka dashur të fotografohet duke mbajtur në duar kokoshka. Ajo e ka kompletuar look-un e saj me taka të kuqe.

Fansat e saj u siguruan që ta lavdërojnë për “idenë e zgjuar”, pasi vetëm me një fustan ajo linte vend për kaq shumë snacks. Siç pritej, pamja e saj u bë shpejt virale në Twitter, ku shumica e lavdëruan yllin se sa “qesharake”, “pakomplekse” dhe “origjinale” është ajo.