Tue, Aug 19, 2025

“38-vjeçari i drejtoi efektivëve armën!” – Policia jep detaje për dy operacione në Vlorë: Zbulohen edhe dy “shtëpi bari”

  • PublishedFebruary 19, 2025

“38-vjeçari i drejtoi efektivëve armën!” – Policia jep detaje për dy operacione në Vlorë: Zbulohen edhe dy “shtëpi bari”

Policia e Vlorës ka dhënë detaje në lidhje me dy operacione të realizuar në këtë qytet gjatë ditës së sotme. Në një konferencë për shtyp, drejtuesit e policisë vendorë të Vlorës thanë se gjatë operacionit të parë u vu në pranga një 38-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i cili qarkullonte me armë zjarri.

Po ashtu gjatë momentin kur ka pikasur policinë, personi ka tentuar të largohej, madje i ka drejtuar edhe armën efektivëve, por nuk ka mundur të qëllojë pasi është neutralizuar.

Ndërsa në operacionin e dytë, u zbuluan dy ambiente ku kultivohej lëndë narkotike me anë të llambave.