Osimhen në modë, sulmuesi pëlqehet në Manchester, situata
Manchester United dëshiron Victor Osimhen. Sulmuesi është në pronësi të Napolit, por aktualisht luan i huazuar në Turqi, te ekipi i Galatasaray.
Klubi anglez ka bërë lëvizje konkrete në orët e fundit dhe është gati të bëjë një sakrificë ekonomike për të siguruar shërbimet e Osimhen.
Sipas asaj që raportohet nga mediat angleze, Djajtë e Kuq janë në kërkim të një tjetër sulmuesi. Prandaj, klubi do të ishte i gatshëm të bënte një përpjekje për të forcuar sulmin që shpesh është në krizë.
Prurjet e Hojlund dhe Zirkzee në sezonet e fundit nuk kanë dhënë rezultatet e dëshiruara, prandaj do të jetë e nevojshme të ndërhyhet në merkato.
(J.S/)