Vijojnë marshimin, Cleveland e Oklahoma dominojnë konferencat në NBA
Të tjera sfida emocionuese u zhvilluan të dielën në mbrëmje në sezonin e rregullt të NBA
Bind sërish Cleveland Cavaljers. Tjetër fitore në kampionat për skuadrën që udhëheq renditjen e NBA këtë sezon. Cavaliers fituan 129-123 ndaj Memphis në fund të një ndeshje të ekuilibruar. Donovan Mitchell me 33 pikë dhe Evan Mobley me 25 pikë e 13 rebound u dalluan për Cleveland.
Të njëjtin ritëm ndjek edhe skuadra e Oklahomës, që udhëheq në Perëndim. Ata fituan 130- 123 në fushën e Minnesota, ku sërish protagonist ishte Alexander Shai, me 37 pikë.
Fiton Toronto, 127-109 ndaj Phoenix, ndeshje ku Barrett, Quickley e Boucher realizuan nga 23 pikë secili për kanadezët.
Fitore të rëndësishme edhe për Golden State, që falë 30 pikëve të Curry mundi 126-106 Dallas. Nuk zhgënjen skuadra kampione e Boston, që triumfoi 118-105 ndaj New York, takim ku dyshja Tatum-Broën realizuan 49 pikë së bashku.
Fitore e rënësishme edhe për Milwakee, me skuadrën e Bucks, që falë 28 pikëve të Lillard e 23 të Antetokounmpo, mundi 120-113 Miami Heat.