“E patë si qesëndisej Belinda Lubia apo Balla?”- Berisha ironizon dëgjesën e rektorit të UBT në grupin parlamentar të PS: Rrëfim në strofullën më të zezë të hajdutëve
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një konferencë për media, ka komentuar dëgjesën e rektorit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku përpara grupit parlamentar të PS, lidhur me skandalin e këtij institucioni arsimor për të cilin SPAK ka lëshuar 24 masa sigurie ndaj disa pedagogë.
Kryedemokrati tha se “E shihnit ju si qesëndisej Belinda Lubia apo Balla…Nuk jemi vetëm ne, ja çfarë ndodh edhe me pedagogët.”
Sakaq, Berisha me ironi u shpreh ndaj Sallakut se “nuk mund të ndodhte kurrë që të shkosh dhe të rrëfehesh në strofullën më të zezë të hajdutëve në Evropë sic është ai grup.”
Sali Berisha: Kthehemi në një reagim i atyre që ndjekin Shqipërinë apo dëgjojnë për Shqipërinë. Reagimi i tyre është më i veçanti që kam dëgjuar. E pabesueshme. Nëse i thuhet dikujt që sot mazhoranca mblodhi grupin parlamentar për të dëgjuar rektorin e një universiteti, të cilit i janë lëshuar mandat arresti për një laborator që nuk ekziston dhe para të shpenzuara askush nuk mund ta besojë, por ja që kjo ndodh.
Pse përdor Edi Rama? Rama përpiqet të mbulojë diellin me shoshë. Duke shfrytëzuar një dosje që në përpjesëtim janë shuma të vogla, e përdor këtë për të mbuluar. Nuk mungon vetëm djegësi i Tiranës që kushton 130 mln, por mungon edhe laboratori që kushton 30 mln lekë.
30 mln me aferën e 5D, me aferën e Lajla Assadit që shkon vetëm gardëroba 870 mln euro, me 5D dhe pallatet, me Bushkën…
Rektori e përleu keq universitetin. Të mendosh të shpëlash apo të qash një aferë në rifurxhon e hajdutëve duhet të mendosh 5 herë që të futesh aty. E shihnit ju si qesëndisej Belinda Lubia apo Balla…Nuk jemi vetëm ne, ja çfarë ndodh edhe me pedagogët. Unë nuk kam asnjë koment, nuk njoh asnjë cështje, por di një gjë që nuk mund të ndodhte kurrë që të shkosh dhe të rrëfehesh në strofullën më të zezë të hajdutëve në Evropë sic është ai grup.