Wed, Aug 13, 2025

Zbulohet kuptimi i vërtetë i emrit artistik të The Weeknd

  • PublishedFebruary 26, 2025

Zbulohet kuptimi i vërtetë i emrit artistik të The Weeknd

Emri artistik i The Weeknd ka ngjallur gjithmonë kuriozitet mes fansave. Së fundmi, një diskutim në Reddit ka sjellë në vëmendje historinë e tij. Abel Tesfaye, i cili sot është një nga artistët më të njohur në botë, ka treguar se emrin “The Weeknd” fillimisht e mendoi si titull për albumin e tij të parë, House of Balloons.

Në një intervistë, ai shpjegoi se në moshën 17-vjeçare braktisi shkollën dhe u largua nga shtëpia një fundjavë, por nuk u kthye më. Për shkak se në Kanada ekzistonte tashmë një grup me emrin “The Weekend”, ai hoqi një shkronjë “e” për të shmangur problemet me të drejtat e autorit. “Më dukej një emër i bukur dhe cool,” është shprehur ai.

Me këtë, është zbuluar historia unike pas emrit të tij, duke e bërë atë edhe më të veçantë për fansat e tij.