Sat, Aug 9, 2025

“Makthi” i të kuqve, Partizani thyen tersin kundër Laçit

  • PublishedFebruary 26, 2025

“Makthi” i të kuqve, Partizani thyen tersin kundër Laçit

Partizani thyen më në fund “tersin” e çerekfinaleve kundër Laçit. Kurbinasit në dekadën e fundit i kishin eliminuar plot tri herë “Demat” në Kupë, duke u shndërruar në një “makth” për të kuqtë.

Megjithatë, duket se gjithçka ka marrë fund dje, kur Partizani arriti të kualifikohet në një ndeshje “të çmendur”, e fituar me shifrat 2-1. Rrugëtimi do të vijojë në gjysmëfinale, ku padyshim qëllimi është finalja dhe fitimi i trofeut.

Dje u kualifikua edhe Vllaznia, teksa sot mësohen edhe dy gjysmëfinalistët e tjerë, përpara se të hidhet shorti. Partizani nuk e fiton Kupën e Shqipërisë që nga viti i largët 2004, kur koleksiononte trofeun e 15-të.


AlbaniaWeb.net