Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Shoqja Fitore do vijë me ne! Noc Rrokun do ua çojmë për dhëndër atyre që mendojnë se na afrohen
Kryeministri Edi Rama, lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 majit, u shpreh në fjalë të tjera se do të jetë Partia Socialiste fituese, teksa ironizoi opozitën aktuale.
“Shoqja jonë me e mirë, më e ngushtë, më e dashur dhe që vdesim e nuk i ndahemi, është fitorja. Shoqja Fitore do vijë me ne dhe Noc Rrokun do ua çojmë për dhëndër atyre që do t’ju shkoj mendja se mund t’i afrohen shoqes fitore. Shoqja fitore, është shoqja jonë.”, tha ai.
Edi Rama: Nëse ka një arsye shumë të fortë për të qenë krenarë si PS, është kjo përpjeke që po bëjmë për të pavarësuar për herë të parë drejtësinë. Nëse gjithçka rikthehet siç ishte, Shqipëria nuk e kapërcen atë dritaren që është hapur, por mbetet prap brenda qefullit të historisë së vet.
Shoqja jonë me e mirë, më e ngushtë, më e dashur dhe që vdesim e nuk i ndahemi, është fitorja. Shoqja Fitore do vijë me ne dhe Noc Rrokun do ua çojmë për dhëndër atyre që do t’ju shkoj mendja se mund t’i afrohen shoqes fitore. Shoqja fitore, është shoqja jonë.