‘Parashqevia holandeze’/ Kush është Rania Zariri, këngëtarja që përfundoi e pastrehë
Rania Zeriri, ylli 39-vjeçar holandez, e njohur edhe në Gjermani, u gjet në Mercogliano, në zonën e Avellino-s, ku jeton si e pastrehë. Administrata komunale është mobilizuar për ta ndihmuar, ndërsa kryetari i bashkisë, Vittorio D’Alessio, shkruan në Facebook se këngëtarja “është e sigurt”.
“Po mundohemi të ndihmojmë këngëtaren e re holandeze në vështirësi”, tha kryebashkiaku pak orë më parë, në një postim të shoqëruar me një foto ku shihet gruaja e ulur, me gjërat e saj në disa çanta, në anë të rrugës.
Kryebashkiaku shpjegoi se ai është në kontakt me ambasadën holandeze. Ndërkohë, psikologia Michela Bortugno, nga shërbimet sociale po flet me Ranian.
![]()
Rania Zeriri ka lindur në Enschede, Holandë, më 6 janar 1986, nga një baba algjerian dhe një nënë holandeze. Ajo lindi me problem në kordat vokale që e vështirësoi arritjen e disa notave më të larta, por ia bëri zërin më të hollë. Pasi filloi të studionte muzikë, Rania Zeriri arriti popullaritet në vitin 2008, kur ishte në mesin e 5 finalistëve të Deutschland sucht den Superstar, versioni gjerman i talent show Idol. Në të njëjtin vit ajo publikoi këngën “Crying Undercover”, një këngë që u bë shumë e njohur në Gjermani dhe Holandë.
Historia e saj ngjason me atë të ikonës së muzikës shqiptare, Parashqevi Simakut, e cila disa muaj më parë u gjet në një stacion treni në SHBA.
