Tue, May 6, 2025

Përfundon procesi i votimit për primaret e PD-së! Mbi 41 mijë anëtarë kanë votuar në gjithë vendin, ja ku regjistrohet pjesëmarrja më e lartë

  • PublishedMarch 1, 2025

Përfundon procesi i votimit për primaret e PD-së! Mbi 41 mijë anëtarë kanë votuar në gjithë vendin, ja ku regjistrohet pjesëmarrja më e lartë

Procesi i votimit për Primaret në Partinë Demokratike, në 12 qarqet e vendit, për zgjedhjet e 11 majit 2025, ka përfunduar.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike, njofton se deri në orën 16:00 kanë votuar 41,666 anëtarë në të gjithë vendin.

Pjesëmarrja më e lartë është regjistruar në Tiranë me 10,779 votues, ndjekur nga Fieri me 4,240 dhe Korça me 3,738 votues.

Numri i vototave 

Pogradeci– Votuan 687 anëtarë

Devolli- Votuan 1371 anëtarë

Kolonja– Votuan 557 anëtarë

Berat– Votuan 815 anëtarë

Lushnje- Votuan 1450 anëtarë

Divjakë– Votuan mbi 800 anëtarë

Kukësi- Votuan 935 anëtarë

Hasi– Votuan 1050 anëtarë

Tropoja– Votuan 830 anëtarë

Shkodër– Votuan 1785 anëtarë

Malësia e Madhe: Votuan 791 anëtarë

Vau Dejës– Votuan 701 anëtarë

Pukë– Votuan 586 anëtarë

Fushë Arrëz- Votuan 588 anëtarë

Belsh- Votuan 411 anëtarë

Vijon…

Gazetari Osman Stafa raporton se funksionarët demokratë kanë deklaruar se ka pasur një numër të lartë të anëtareve të PD në të gjithë Shqipërinë, që kanë votuar në Primare.

Me publikimin e rezultateve finale, do përcaktohet edhe pragu i votave për secilin kandidat për të ardhur në Kryesinë e PD. Më pas, do të jetë Kryesia e PD ajo e cila do të bëj renditjen e tyre që do jenë në listën e mbyllur dhe në listën e hapur të zgjedhjeve të 11 majit.

“Deri në orën 16:00 kanë marrë pjesë në votime 41 666 anëtarë, ndërsa numri është rritur ne orët në vijim. Në selinë e PD po mbërrijnë kuti e votimit të qarkut të Tiranës. Ishin 20 vende ku anëtarët e PD votuan. PD e konsideron si një pjesëmarrje e kënaqshme dhe se nuk ka pasur në pjesëmarrje të tillë.

Vetë funksionarët deklarojnë që ka pasur një numër të lartë në të gjithë Shqipërinë që kanë votuar në Primare. Me publikimin e rezultateve finale, do përcaktohet edhe pragu i votave për secilin kandidat për të ardhur në Kryesinë e PD. Më pas, do të jetë Kryesia e PD ajo e cila do të bëj renditjen e tyre që do jenë në listën e mbyllur dhe në listën e hapur të zgjedhjeve të 11 majit”, raportoi gazetari.