Sun, Apr 12, 2026

VIDEO/ Skënderbeu dhuron show në Ballsh, fiton pastër ndaj Bylis

VIDEO/ Skënderbeu dhuron show në Ballsh, fiton pastër ndaj Bylis
  • PublishedMarch 2, 2025

Skënderbeu triumfon pastër 0-3 ndaj Bylisit, në ndeshjen e vlefshme për Superioren.

Korçarët treguan shumë dëshirë dhe e nisën takimin në sulm. Ekipi i Ernest Gjokës kaloi në epërsi pas 23 minutash lojë, me anë të Saleh Nas. Sulmuesi egjiptian tregohet i saktë nga fare pranë, duke ndezur festën mysafire.

Në minutën e  32-të,  Nas dyfishoi llogaritë, me një goditje të fortë nga brenda zonës. Festa “u ngri” për dyshime për pozicion jashtë loje, gjithsesi gëzimi u bë i ligjshëm pas kontrollit me VAR.

Spektakli nuk kishte mbaruar ende, teksa Lukinja me një parabol finalizoi plot klas aksionin e Skënderbeut.

Skënderbeu renditet në vendin e fundit me 26 pikë të grumbulluara dhe në ndeshjen e radhës do të përballet me Elbasanin.

Bylis komplikon llogaritë, teksa renditet në  vendin e shtatë me 28 pikë. Takimi i radhës është ndaj Teutës.

 

 


AlbaniaWeb.net