AXHENDA E SUPERIORES/ Faza e katërt nis me një mini “Final Four” në mesjavë, Tirana nuk e di të sigurt kur dhe ku luan
Faza e katërt e Superiores do të zhvillohet gjatë mesjavës, për shkak të ngjeshjes së kalendarit që ka bërë FSHF. Dhe kjo ngjeshje padyshim që do krijojë jo pak probleme, sidomos duke llogaritur se faza nis me një mini “Final Four”.
Të mërkurën, Egnatia e vendit të parë do të presë Dinamon e vendit të dytë, ndërsa Vllaznia e vendit të tretë, do të presë Partizanin e vendit të katërt, në sfida direkte të cilat mund të jenë përcaktuese në rrugëtimin e tyre të mëtejshëm dhe ndarjen e pozitave në katërshe. Dy sfidat do të luhen paralelisht në orën 16:30.
Ndërkohë, të enjten ndeshjet nisin me një duel direkt për mbijetesën mes Bylisit dhe Teutës në orën 13:30, ndërsa më pas është dueli Elbasani-Skënderbeu, që intereson si për pjesën e poshtme të tabelës, ashtu edhe për luftën e verdhebluve për ngjitjen në katërshen e parë.
Në orën 16:30 në teori duhet të zhvillohet edhe ndeshja mes Tiranës dhe Teutës, por nuk është vendosur ende përfundimisht orari për shkak të mungesës deri tani të një impianti për të luajtur këtë ndeshje ku bardheblutë janë pritës.
JAVA 28
Të mërkurën, 05.03.2025
Egnatia-Dinamo ora 16:30
Vllaznia-Partizani ora 16:30
Të enjten, 06.03.2025
Bylis-Teuta ora 13:30
Elbasani-Skënderbeu ora 16:30
Tirana-Laçi 16:30 (i pakonfirmuar)
