Fri, May 15, 2026

FOTO/ “Milan i tmerrshëm”, Lazio i “thyen” në “San Siro”, Conceiçao: Situatë e rëndë (VIDEO)

FOTO/ “Milan i tmerrshëm”, Lazio i “thyen” në “San Siro”, Conceiçao: Situatë e rëndë (VIDEO)
  • PublishedMarch 3, 2025

Milan përjeton “ferrin” brenda në “San Siro”, i “thyen” edhe Lazio duke vijuar rënien e lirë në Serie A. “Kura” Sergio Conceiçao nuk ka më asnjë efekt, në fakt prej kohësh, me teknikun portugez që ka firmosur shkarkimin e tij, në fund të këtij sezoni, ose dhe më herët, por Conceiçao nuk është fajtori i vetëm në këtë histori ku është e qartë që nuk funksionin më asnjë ingranazh.

Lazio zbriti e karikuar dhe me shumë besim në “San Siro” duke vërtetuar që në start dëshirën e tyre për të fituar këtë takim. Pas disa përpjekjeve, në minutën e 27-të Zaccagni ndoqi mirë aksionin, përfitoi nga një top i ngecur në zonë duke e dërguar në rrjetë.

Fraksioni i dytë nisi në malore për Milan, ku Pavlovic në përpjekje për të ndalur Isaksen ndërhyri ashpër duke u ndëshkuar drejtpërdrejtë me karton të kuq. Pavarësisht se me një lojtar më pak, Milan gjeti forcat duke u rikthye në lojë në minutën e 85-të teksa Chukwueze me kokë barazoi shifrat në 1-1. Ankthi në “San Siro” nuk përfundoi këtu pasi në limitet e shtesës Maignan ndërhyrje ndaj Isaksen, ndërsa gjyqtari i takimit me ndihmën e sistemit VAR akordoi penallti në favor të Lazio-s. Nga pika e bardhë, Pedro u tregua i saktë duke i dhuruar Lazio-s fitoren, një sukses 2-1 që i ngjit provizorisht ekipin kryeqytetas në vendin e katërt, ndërsa Milan e sheh veten në vendin e 9-të pas javës së 27-të.

Corriere
Corriere

“Nuk është Milan. Tjetër ndeshje e tmerrshme, ashtu si fanella”, shkruan ndër të tjera Corriere dello Sport. Në përfundim të ndeshjes, Sergio Conceiçao e pranoi se ky është një moment shumë i vështirë:

“Kjo situatë më bën të ndihem keq, pasi janë mësuar të fitoj, të luftoj për trofe. E ardhmja ime? Këtu gjëja më e rëndësishme është Milan, jo unë. Unë mbroj lojtarët e mi pasi e shoh se ata më ndjekin, por dhe lojtarët e kuptojnë atë që po ndodh rreth tyre”, u shpreh trajneri i Milan.

()


AlbaniaWeb.net