“Arsenalit i ka munguar gjithmonë diçka”, Perisic: Kemi mundësitë tonë, PSV është gati
Pasi eliminoi të Juventusit në play-off, PSV Eindhoven po përgatitet për Arsenalin në fazën e 1/16-tave në Champions League.
Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes, përkrah trajnerit u shfaq lojtari i skuadrës holandeze, Ivan Perisic.
“Do të jetë e vështirë, ata janë një ekip vërtet i mirë, një ekip i ri. Një trajner i mirë, por në vitet e fundit atyre u ka munguar gjithmonë diçka për të bërë një hap përpara dhe për të fituar.
Ne duhet të jemi gati dhe e di se do të kemi një shans të mirë për t’i mposhtur ata. Unë besoj shumë te ekipi. Ne jemi stërvitur për ndeshjet kundër tyre.”
(J.S/)
